Telegrafi

Merita Halili zbulon se prej vitesh vuan nga sëmundja ‘Lupus’

Artistja e njohur shqiptare, Merita Halili është rikthyer në Shqipëri pas një kohe të gjatë.

Këngëtarja e muzikës popullore që ka një karrierë të gjatë dhe mjaft të suksesshme ishte e ftuar së fundmi në emisionin “Explus”.

Ndër tjera, Halili foli edhe për problemet shëndetësore dhe zbuloi se vuan nga ‘lupusi’, e cila tha se nuk e ka shumë të theksuar, por që e mban nën kontroll duke i dhënë kujdes të shtuar.

“Është një sëmundje autoimune që quhet ‘Lupus’, nuk ka qenë e përhapur në Shqipëri 2-3 veta mund ta kenë pasur, ka të bëjë me imunitetin. E kam minore, e kam në lëkurë por e mbaj në kontroll dhe duhet të kujdesem mos rri shumë në diell”, ka thënë ajo.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Merita Halili

‘Lupus’ është një sëmundje sistemike autoimune që shfaqet kur sistemi imunitar i dikujt sulmon indet dhe organet e tij, duke shkaktuar inflamacion dhe ndikon në sisteme të ndryshme të trupit.

Ndërkohë, Merita e cila prej vitesh jeton në Amerikë mbetet aktive dhe e angazhuar me aktivitete muzikore. /Telegrafi/