Telegrafi

Merimanga e ujit e hëngri njëherësh peshkun e vogël (Foto)

Fotografi amator Ripan Biswa, e ka kapur momentin dramatik kur në një lumë në Bengal të Indisë, merimanga e ka ngrënë një peshk me një shpejtësi të madhe.

Megjithëse këto krijesa me tetë këmbë ushqehen vetëm me peshq, është shumë e rrallë të shihet një rast i tillë, transmeton Telegrafi.

Por, 31-vjeçari këmbëngulës dhe entuziast, e ka kaluar tërë sezonin në përpjekje që të filmojë këtë çast dhe ia ka dalë me sukses.

Siç shihet në imazhet e publikuara, merimanga Nilus e kafshon dhe e hanë pa e copëtuar gjallesën e ujit.

Mësohet se insekti gjigant qëndron mbi sipërfaqe dhe kur e helmon prenë, e kapërdinë pasi e bënë të palëvizshëm. /Telegrafi/