Meridian Ramçaj është eliminuar sonte (e premte) nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, Big Brother VIP.
Ai ishte në nominim së bashku me dy nga konkurrentët e fortë, Ilir Shaqirin dhe Donald Veshajn, teksa largimi i tij po pritej nga të gjithë.
I njëjti ishte pjesë e spektaklit prej disa javësh ndërkohë që dhuroi momente të shumta brenda, emocione e po ashtu edhe shumë rrëfime nga karriera e jeta personale.
Megjithatë duhet parë në vazhdim nëse do të ketë një biletë ‘vajtje-ardhje’ që ia mundëson rikthimin sërish në shtëpi.
Në momentin që u përshëndet me banorët, Donaldi filloi të qante duke u ndjerë në faj për daljen e opinionistit shqiptar.
Ramçaj në anën tjetër hoqi dorë përfundimisht nga çmimi i madh prej 100 mijë eurosh.
Duhet theksuar se Big Brother VIP është shtyrë deri më 18 shkurt. /Telegrafi/
* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.