Disa nga banorët mbrëmë (e martë) kaluan në një kazermë ushtrie të improvizuar nga ‘Vëllai i Madh’ për shkak të disa rregullave që thyen.
Në këtë ambient ishte edhe astrologia Meri Shehu bashkë me Meriton Mjekiqin, të cilit i dhuroi një puthje në buzë gjatë spektaklit.
Teksa po flisnin bashkë, prezantuesi e ka pyetur astrologen nëse ka pasur të dashur nga Kosova.
Ajo tha se nuk ka pasur kontakte me ndonjë, por që i pëlqen të vizitojë qytetet në Kosovë.
“Ju i keni policët e bukur. Ushtarët. Vdesin për palestër”, iu drejtua Meri në një tjetër moment.
Dyshja kanë krijuar një raport të mirë miqësie, ndonëse Meri është përshtatur me shumë nga konkurrentët.
Ajo është e çiltër dhe deri në këtë pikë të lojës ka qenë pa filtra. /Telegrafi/