Telegrafi

Mërgimtarit ia djegin veturën me një shishe bezninë në Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka raportuar se në Ferizaj persona të panjohur qëllimisht me një shishe me benzinë ia kishin vënë flakën veturës së tij me targa të huaja.

I njëjti kishte arrit ta shuaj zjarrin por në veturë iu kishin shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin. /Telegrafi/