Site icon Telegrafi

Mërgimtari vdes rrugës për në Kosovë

Një ngjarje e rëndë i ka ndodhur të dielën një mërgimtari derisa kishte marrë rrugën për Kosovë.

Lulzim Shala derisa po kthehej në Kosovë nga Gjermania ka humbur papritur jetën në Kroaci si pasojë e një sulmi në zemër.

Lajmin e ka bërë të ditur familja Shala përmes një postimi në Facebook, derisa për ceremoninë e varrimit do të njoftohen familjarët dhe miqtë.

“Sot me datën 25.12.2022 në moshën 57 vjeçare gjatë rrugës për në Kosovë ndërroj jetë papritmas Axha jonë i dashur Lulzim (Zenel) Shala.

Për ceremoninë e varrimit dhe hapjen e të pamës ju njoftojmë më vonë.

Me pikëllim. Familja Shala nga Suhareka”, thuhet në njoftimin e kësaj familje. /Telegrafi/

Exit mobile version