Faton Krasniqi, mërgimtar që jeton në Finlandë ka theksuar se ka tash e 10 vite që e udhëheq projektin diaspora, i cili është në kuadër të portalit gjiganti.com.
Ai në emisionin “Përballje”, me gazetarin Muhamet Hajrullahu ka thënë se projekti në fjalë synon integrimin dhe konsolidimin e komuniteteve shqiptare nëpër shtetet e Evropës dhe vendeve tjera ku ndodhen mërgata shqiptare.
“Fillimisht projekti është thirrue emigranti, por më vonë e kemi ndryshuar emrin. Tash veprojmë në 19 shtete në Evropë, por edhe në Kanada, SHBA, Zelandë të Re, etj. Angazhohemi ta identifikojmë dhe të gjejmë mënyra për integrimin dhe ndihmën për shkollat shqipe, bizneseve shqiptare, edukimin, etj. /Telegrafi/