Një rrahje mes disa personave ka ndodhur, sot në mbrëmje në Podujevë.
Mësohet se në këtë incident janë përfshirë disa bashkatdhetarë.
Dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar në emergjencën e qytetit.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke u marrë me rastin.
Telegrafi ka provuar të kontaktojë zyrtarët e policisë në Podujevë, por nuk ka mundur të marrë përgjigje.
Ndërkaq, javën e kaluar, poashtu ka pasur përleshje mes bashkatdhetarëve në kufirin në Merdare.
Gjashtë mërgimtarë ishin ndalur nga policia, pasi që kanë hyrë në territorin e Kosovës.