Telegrafi

Mërgim Mavraj lutet për personat e prekur nga tërmeti në Shqipëri

Foto: Supersport.al

Mërgim Mavraj ka thënë se është shumë i shqetësuar me tërmetin që ka goditur Shqipërinë.

Shqipëria është goditur nga një tërmet prej 6.3 ballësh dhe ka dhjetra persona që kanë ndërrua jetë me qindra të tjerë që kanë kërkuar ndihmë.

Mbrojtësi shqiptar ka reaguar në lidhje me tërmetin që ka goditur vendin tonë, duke shprehur pikëllimin e tij.

“I shqetësuar dhe i hidhëruar nga tërmeti që ka goditur Shqipërinë dhe Shqiptarët. Vëllezër dhe Motra, ju ruajt Allahu i madhërishëm”, ka shkruar Mavraj në llogarinë e tij në Instagram.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth tërmetit të sotëm në Shqipëri

Aktualisht në Shqipëri është gjendej e jashtëzakonshme dhe shumë persona ende gjenden nën rrënoja. /Telegrafi/