Site icon Telegrafi

Mërgim Berisha realizon gol për Salzburgun

Mërgim Berisha po tregon paraqitje të mira në kampion përgatitor në Dubai me skuadrën e parë të Salzburgut.

Sulmuesi 18-vjeçar që muajin e kaluar kishte nënshkruar kontratë profesionale me Salzburgun, sot ishte protagonisti kryesor për fitoren e skuadrës së tij në miqësoren ndaj skuadrës Riga nga Letonia.

Berisha shënoi golin e vetëm në ndeshje në minutën 77’, ndërsa në lojë u inkuadrua nga banka rezerve në minutën 61’.

Në këtë ndeshje luajti nga minuta 75’ edhe mesfushori i përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha.

Exit mobile version