Telegrafi

Mërgata fton të ndihmohen zonat e prekura nga vërshimet në Kosovë

Foto: Ilustrim

Për shkak të përmbytjeve që ndodhën më 18 janar në disa prej komunave të Kosovës, Germin, Global Albanians Foundation (GAF) në SHBA, Fondacioni Besa në Gjermani, shoqata ODA Hamburg E. V. në Gjermani – kanë organizuar një fushatë për mbledhje fondesh për ndihmë ndaj të prekurve nga vërshimet.

Kjo nismë u bënë thirrje bashkatdhetarëve kudo që ndodhën që t’u vijnë në ndihmë të prekurve siç kanë bërë gjithmonë, në mënyrë që t’i dalin në ndihmë Kosovës.

Qëllimi i fushatës është të mbledhë një shumë sa më të madhe të të hollave në mënyrë që ndikimi i ndihmave të jetë sa më i madh. Ndihmat do të shkojnë vetëm tek qytetarët e komunave të prekura, në lokacionet që do të vendosen sipas situatës dhe nevojës në terren.

Fushata për mbledhjen e fondeve realizohet online nga Fondacioni Global Shqiptar përmes platformës Facebook dhe PayPal.

Linku për donacion: https://www.paypal.com/fundraiser/charity/3648649