Telegrafi

Meret shihet si pasues i Donnarummas, projektohet shkëmbimi me Kessien

Portieri i Napolit, Alex Meret po shfaqet si zëvendësuesi ideal për Gianluigi Donnarumma te Milani, me Franck Kessie që potencialisht mund të jetë pjesë e një marrëveshje shkëmbimi.

Kontrata e Donnarummas do të skadojë në qershor të vitit 2021 dhe ai pritet gjerësisht të largohet në fund të sezonit nga San Siro.

Gjetja e një zëvendësimi është hapi tjetër dhe Calciomercato.com pretendon se italiani i Napolit, Meret, është zgjedhja e tyre e parë.

Lexo po ashtu Donnarumma në dilemë të madhe për të ardhmen

23-vjeçari bëri lëvizjen nga Udinese për 22 milionë euro plus bonuse, por luftoi me lëndime dhe më pas mbeti rezervë e kolumbianit David Ospina.

Meret vlerësohet 30 milionë euro, kështu që Milani do të përpiqet të ulë koston e operacionit duke përfshirë një lojtar.

Trajneri Gennaro Gattuso mund të ribashkohet me mesfushorin Franck Kessie si pjesë e marrëveshjes, pasi ai nuk është pjesë e planeve të kuqezinjve. /Telegrafi/