Telegrafi

Mërdhirjet, veprimet që duhen ndërmarrë

Prof.ass.dr. Isuf Bajrami
Spec.i mjek.urgjente
Qendra e Mjekësisë Urgjente-Prishtinë
tel. 044-199-161;
isufbajrami@yahoo.com 

Mërdhirjet i favorizojnë ndërresat e holla të lagështa dhe rraskapitja e përgjithshme. Kjo gjendje lajmërohet shpesh bashkë me ftohjen e përgjithshme të trupit.

Rrethanat tipike të shfaqjes së mërdhirjes

Qëndrimi i gjatë në natyrë në kushtet dimërore (malorët, alpinistët, ushtarët), këpucët e holla dhe të ngushta zvogëlojnë cirkulacionin në shputa e me këtë favorizojnë shfaqjen e mërdhirjes, sidomos nëse gjatë kohës nuk hiqen.

Si të njihet mërdhirja?

Në fillim ekziston ndjenja e ftohjes në pjesën e atakuar e cila kalon në dhimbje. Ndërprerja e shpejtë e ndjenjës së ftohjes dhe dhimbjes është shenjë e fillimit të mërdhirjes. Lëkura e atakuar është e njomë, e lagësht, e zbehtë ose e skuqur. Më vonë shfaqet ënjtja e ndonjëherë edhe bullat.

Veprimet

• Personin duhet vendosur në lokale të nxehta dhe i hiqen ndërresat, këpucët dhe unazat
• Pjesët e veshjeve që janë ngjitur për lëkure nuk guxojnë me forcë të hiqen, por duhet të fiksohen me kapëse
• Sipërfaqen e ngrirë e mbulojmë me gazë, por nuk i mbështjellim me fashë
• Dorën ose këmbën e mërdhirë duhet imobilizuar dhe e vendosim në pozitë të ngritur
• Mos i fërko pjesët e mërdhita të trupit
• Mos i shpërthe bullat
• Mos vendos pluhur, yndyrë e të ngjashme në sipërfaqen e ngrirë
• Mos i vendos dorëzat ose çorapët në pjesët e ngrira
• Mos i nxehni pjesët e ngrira me termofor ose me burime të ngjashëm të nxehtësisë
• Mos e lejoni personin me shputa të ngrira të ecë

Temperaturat e ulëta (hipotermia)

Hipotermia është gjendje e uljes së temperaturës së përgjithshme trupore. Na shfaqet kur organizmi humbë më shumë nxehtësi se ç’mund të prodhojë. Gjendja e alkoolizuar, rraskapitja dhe temperatura e ultë e rrethinës favorizojnë shfaqjen e hipotermisë.

Shpesh viktima të hipotermisë janë personat e dehur të cilët flenë jashtë shtëpisë. I porsalinduri dhe fëmijët e vegjël janë shumë të predispozuar për hipotermi për shkak të masës së vogël trupore.

Shenjat e hipotermisë

Në fillim personi ka ndjenjën e të ftohtit dhe dridhet (ky stad mund të mungojë). Më vonë kjo ndjenjë e ftohjes ndërpritet, lajmërohet lodhja, hutia dhe ndjenja e madhe për gjumë. Të gjitha funksionet trupore dhe psikike ngadalësohen. Ndonjëherë lajmërohen ëndrrat.

Me uljen e mëtejme të temperaturës trupore njeriu humbë vetëdijen. Frymëmarrja dhe puna e zemrës ngadalësohen shumë. Nëse nuk ofrohet ndihma, vdekja vjen për shkak të ndërprerjes së frymëmarrjes dhe punës së zemrës.

Veprimet:

Nëse i sëmuri në hipotermi është i vetëdijshëm:

* Vendose në lokal të nxehtë. Ndërresat e lagështa dhe të ftohta ndërroni me të nxehta.
* Jepni pije joalkoolike të nxehta të ëmbëlsuara.
* Mund të përdorni termofor dhe burime të ngjashme të nxehjes për të sëmurin; mos i vendosni ato direkt në trup, por i afroni në distancë të tolerueshme.
* Nëse nuk i keni në disponim lokal të nxehtë, mundohu ta izoloni të sëmurin nga të gjitha anët me rroba, çarçafë ose material tjetër. Thirrni ndihmën.

Nëse i sëmuri në hipotermi nuk është i vetëdijshëm:

Kontrolloni frymëmarrjen dhe cirkulacionin dhe sipas nevojës filloni masat e ringjalljes. Në hipotermi frymëmarrja dhe puna e zemrës mund të jen aq të dobësuar dhe është e mundur të parashikohen. Por, prezenca e frymëmarrjes minimale në vetëm 2-3 inspirime në minutë e largon nevojën për ringjallje.

Gjatë ringjalljes së personit në hipotermi duhet të jemi këmbëngulës, se rëndom pasi që vlen rregulla “se edhe i mërdhiri nuk është i vdekur deri sa nuk është i nxehtë dhe i vdekur”.

Nxehja e të sëmurit në hipotermi pa vetëdije duhet bërë gradualisht dhe këtë ashtu që së pari nxehet trupi i të sëmurit, regjioni i zemrës.

Nxehja e njëjtë e trupit mund të jetë e kobshme pasi që zgjerimi i enëve të gjakut gjatë ngrohjes shpie deri te rënia e presionit të gjakut dhe njëkohësisht daljen e gjakut të ftohtë nga periferia e organizmit në zemër që mund të shkaktojë arrest kardiak.

Metodë e duhur e nxehjes graduale të sëmurit në rrethanat kur ndihma mjekësore nuk është e mundur, është me mbështjellësin e nxehtë të Hiblerit.

Të sëmurin e shtrini në batanijen e zgjeruar. Nën trup duhet të vendoset folia e aluminit ose plastike.

Dorëzat dhe jelekun futni në ujë të nxehtë (60-70°C), vishet për në gjoks dhe bark të sëmurit dhe mbështillet me folien e përmendur.

Duart duhet të mbeten jashtë folies.

Krejt trupin e mbështiellim me batanije ashtu që vetëm fytyra mbetët e shpluar. Ndërresat dhe mbulesat ndërrohen në çdo orë. /Telegrafi/