Telegrafi

Mercy dhe Agon Amiga lansojnë duetin “Push it”

Mercy dhe Agon Amiga (Foto: Instagram/agon.amiga)

Është publikuar dueti ndërmjet Mercy dhe Agon Amiga që është kompletuar edhe nga ana vizuale.

“Push it” është titulli i këngës së re, e cila ka ardhur nën produksion të Gzim Lazri (DiverseMusic).

Dy reperët e kanë shkruar tekstin, ndërsa për miksimin dhe masterizimin është kujdesur Room6.

Për anën vizuale janë kujdesur XL Films dhe Munich Films që e kanë xhiruar videoklipin e kësaj kënge.

“Push it” është njëri nga bashkëpunimet e paralajmëruara të Agon Amigës, i cili do të vijë në një duet tjetër edhe me K-Albon. /Telegrafi/