Shumë yje të futbollit ishin prezent në 20 vjetorin e Nike Mercurial, ku u bë edhe lansimi i markave Superfly 360 dhe Mercurial Vapor 360.
Yje si Neymar, Alexis Sanchez, Pierre-Emerick Aubameyang dhe Eden Hazard ishin prezent në ‘The Printworks’ në Londër.
Lojtarët ishin të detyruar të bënin foto në hyrje të eventit.
Në këtë mbrëmje speciale u prezantuan edhe modelet e reja Superfly dhe Vapour 360s që do të debutojnë në fushat e futbollit këtë fundjavë.
https://twitter.com/nikefootball/status/961381165511987200
Këpucët sportive Mercurial kishin suksese të madh, ndërsa braziliani Ronaldo ishte i pari që debutoi me to para dy dekadash.
Nga ajo kohë thuhet se këto këpucë e kanë ndryshuar futbollin.
Ai luajti me to në Kupën e Botës në Francë në vitin 1998.
Tiemoue Bakayoko, Emre Can, Alex-Oxlade Chamberlain, Jordan Henderson, Marcus Rashford, Yannick Carrasco dhe Saul Niguez, ishin po ashtu prezent në këtë mbrëmje. /Telegrafi/