Telegrafi

“Mercenarë të mbi paguar” – mesazhi i tifozëve të PSG-së për lojtarët një ndeshje para asaj me Real Madridin

PSG të shtunën luajti ndaj Rennes në kuadër të Ligue 1 dhe midis pjesëve tifozët protestuan ndaj drejtuesve dhe lojtarëve, duke nxjerr disa pankarta. 

Kjo vjen vetëm pak ditë para ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit  dhe atmosfera në kryeqytetin francez nuk duket aspak e këndshme.

Pankartat e shfaqura në tribuna bënë të njohura ndjenjat e tifozëve në disa aspekte, ku nuk munguan sulmet ndaj drejtuesve dhe lojtarëve.

“Leonardo: Koha për të freskuar gjërat,” shkruhej në një pankartë.

“Udhëheqës pa respekt. Lojtarë pa dëshirë, fanella pa ngjyrat tona. I vetmi hat-trik i PSG-së këtë vit”, thuhet në një tjetër.

“Marquinhos, model. Mercenarë të mbi paguar”, ishte një nga ata që synonin lojtarët.

Mbetet për t’u parë nëse këto lloj pankarta do të shfaqen edhe kundër Real Madridit në “Parc des Princes”.

Në ndeshje ndaj Rennes loja u fitua me një gol në kohën shtesë të Kylian Mbappe. /Telegrafi/