PSG të shtunën luajti ndaj Rennes në kuadër të Ligue 1 dhe midis pjesëve tifozët protestuan ndaj drejtuesve dhe lojtarëve, duke nxjerr disa pankarta.
Kjo vjen vetëm pak ditë para ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit dhe atmosfera në kryeqytetin francez nuk duket aspak e këndshme.
Pankartat e shfaqura në tribuna bënë të njohura ndjenjat e tifozëve në disa aspekte, ku nuk munguan sulmet ndaj drejtuesve dhe lojtarëve.
gli ultrà del #psg contestano la squadra (di mercenari pagati troppo e senza disciplina) e la dirigenza.
un tempo di sciopero del tifo. #psgrennes pic.twitter.com/Zs0sEokyc1— Alessandro Grandesso (@agrandesso) February 11, 2022
“Leonardo: Koha për të freskuar gjërat,” shkruhej në një pankartë.
“Udhëheqës pa respekt. Lojtarë pa dëshirë, fanella pa ngjyrat tona. I vetmi hat-trik i PSG-së këtë vit”, thuhet në një tjetër.
“Marquinhos, model. Mercenarë të mbi paguar”, ishte një nga ata që synonin lojtarët.
https://twitter.com/flx_louis/status/1492549960834895874
Mbetet për t’u parë nëse këto lloj pankarta do të shfaqen edhe kundër Real Madridit në “Parc des Princes”.
Në ndeshje ndaj Rennes loja u fitua me një gol në kohën shtesë të Kylian Mbappe. /Telegrafi/
FULL-TIME: @PSG_English 1-0 Rennes @KMbappe's with a 90+3 winner!
🔴 𝐀𝐋𝐋𝐄𝐙 𝐏𝐀𝐑𝐈𝐒 🔵 #Ligue1 | #PSGSRFC pic.twitter.com/IYCYRZXej7
— Paris Saint-Germain (@PSG_English) February 11, 2022