Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në një intervistë të gjatë në RTVM rreth punës së tij si kryeministër ka folur për të gjithë çështjet e hapura në vend, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Zaev ka thënë se Mercedes-Maybach S 600 Pullman Guard që çmimi fillestar është 450.000 euro por pa asnjë kërkesë plus, është në garazhat e MPB-së dhe se për të ka vendosur që të ju’a jep diplomatëve që do vijnë në Maqedoni dhe nuk e ka mendjen që të vozitet vet apo ta merr ndonjë ministër.
Mercedes-Maybach S 600 Pullman Guard tani ka pjesë të dëmtuar në pjesën e jashtme.
Zaev mendon se me shërbimin e ri për diplomatët do të përmirësohen marrëdhëniet me shtetet mike të Maqedonisë. /Telegrafi/