Site icon Telegrafi

Mercedes do të vë në funksion ChatGPT në 900 mijë vetura

Inteligjenca artificiale është befas e pranishme kudo dhe modeli i saj është ChatGPT, një platformë ku mund të merrni përgjigjet përkatëse për disa nga pyetjet që ju mundojnë.

Natyrisht, ishte vetëm një çështje ditësh përpara se një prodhues veturash të njoftonte se kishte integruar ChatGPT në sistemin e tij të infotainment, transmeton Telegrafi.

Është Mercedes-Benz që ka shtuar platformën e përmendur të AI në sistemin e tij multimedial MBUX, pra vetëm për një kohë të kufizuar dhe për një klientelë të veçantë.

Për momentin, ky integrim është një test tre mujor në të cilin mund të marrin pjesë rreth 900,000 pronarë të automjeteve me sistemin MBUX në SHBA.

Klientët nuk duhet të bëjnë shumë për të integruar ChatGPT në MBUX. Ata vetëm duhet t’i thonë komandës zanore, “Hej Mercedes, dua të bashkohem me programin beta”, dhe softueri shtesë ngarkohet menjëherë nëpërmjet një lidhjeje interneti në rrjet wireless.

Çfarë mund të bëni me ChatGPT në veturë? Duke kërkuar dhe marrë përgjigje për shumë pyetje të rëndësishme të jetës, duke kërkuar për vendet më të mira të pushimeve, restorantet dhe të ngjashme.

Pjesa më e madhe e kësaj ishte tashmë e disponueshme me MBUX, dhe Mercedes padyshim dëshiron të vlerësojë nëse klientët e tyre janë të interesuar për diçka më shumë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version