Site icon Telegrafi

Mercedes do të kthejë prapa mbi një milionë vetura (Foto)

Për shkak se 51 vetura janë përfshirë papritur nga flaka, Mercedes ka vendosur t’i kthejë disa nga modelet e prodhuar prej 2015 deri më 2017.

Modelet C-Class, E-Class, CLA-Class dhe GLC-Class do të kthehen prapa te prodhuesi gjerman, qoftë nëse janë në pronësi të dikujt apo që ndodhen në sallonet për shitje, transmeton Telegrafi.

Nuk dihet se çfarë i shkakton këto ndezje, që zakonisht kanë ndodhur kur është nisur vetura me vështirësi. Në shumicën e rasteve, flaka e ka përfshirë veturën sapo të ketë filluar ngasjen, apo pasi ka kaluar disa kilometra.

Megjithëse nuk është shënuar ndonjë lëndim në njerëz, për shkaqe sigurie të gjitha veturat do të kthehen në Mercedes për t’ju nënshtruar kontrollit. /Telegrafi/

Exit mobile version