Skicat të cilat tregojnë dukjen e Mercedes S-Class Pullman janë publikuar në internet.
Para disa ditësh, kompania Mercedes-Benz njoftoi se është duke punuar në tri versione shtesë të S-Class, ndërsa njëra nga to do të jetë Pullman, e cila do të jetë në krye të ofertës.
Në ofertë do të jetë edhe versioni i blinduar i Mercedesit që do të peshojë 5.300 kilogramë. Ndërsa mund të pritet edhe versioni më i shtrenjtë, me çmim fillestar prej 1.27 milion dollarë.
S-Class Pullman do të prezantohet në vitin 2015, ndërsa para këtij modeli do të prezantohet S-Class Maybach.
Pastaj në vitin 2016 pritet të dalë në treg S-Class Cabriolet që do të kompletojë familjen më të madhe në histori të S-Class. /Telegrafi/