Mercedes-Benz S-Class Coupe është fituesi zyrtar i çmimit ‘Internet Auto Award 2014’, nga një sondazh i cili ishte i kufizuar vetëm për përdoruesit e internetit nga Evropa. Prandaj mund të thuhet se ky model ekskluziv me tre dyer është shpallur automjeti më i mirë në Evropë.
Në listën e portalit më të madh evropian për votimin e automjeteve, AutoScout24, konkurronin plot 69 automjete që ishin prezantuar në treg gjatë vitit 2013.
Në sondazh votuan 191.363 përdorues nga Belgjika, Gjermania, Franca, Italia, Holanda, Austria, Spanja dhe Zvicra.
Votuesit ishin të impresionuar më së shumti nga dizajni i Mercedes-Benz S-Class Coupe, pastaj nga shpirti sportiv dhe teknologjia avangarde, e cila sërish po vë standarde të reja.
Ja edhe fituesit në kategoritë tjera:
Automjeti më i shpejtë: Ferrari LaFerrari
Automjeti më ekonomik: Toyota Auris Touring Sports Hybrid
Automjeti më i favorshëm: Opel Adam
Automjeti më i mirë elektrik: BMW i8
Çmim i veçantë për teknologji: Dritat laserike të BMW i8
Çmim special për dizajn: Citroen C4 Cactus
/Telegrafi/