Telegrafi

Mercedes E63 AMG përforcon motorin për 117 kuaj fuqi (Foto)

Kompania gjermane e cila merret me modifikimin e veturave, Performmaster, përmes paketës së saj të re ka përforcuar motorin e Mercedes E63 AMG në 702 kuaj fuqi.

 

E63 AMG pamjen e jashtme e ka të njëjtë sikurse modeli standard, përveç se motori i tij 5.5-litër V8 AMG me kapacitet prej 585 kuaj fuqi, tani është përforcuar për 117 kuaj fuqi më shumë, duke iu falënderuar opsionit PEC Tuning-Module (program softuerik i optimizmit) të kompanisë, transmeton Koha.net.

 

Sa kohë nevojitet për të përshpejtuar nga 0 deri në 100 kilometra në orë, ende nuk është bërë e ditur, por është e qartë se ky version do të jetë më i shpejtë në krahasim me versionin standard, i cili deri në 100 km/h arrin për vetëm 3,6 sekonda.

 

Kompania Performmaster ka bërë të ditur se ka hequr kufizimin elektronik të shpejtësisë maksimale prej 250 km/h, kështu që tani kjo shpejtësi është rritur në 320 km/h.