Përderisa jemi duke pritur versionin e ristilizuar të modelit aktual “Mercedes CLA”, gjermanët janë duke përgatitur gjeneratën e re të këtij modeli.
Gjenerata e dytë e kësaj “Coupe” me 4 dyer pritet të dalë për shitje gjatë vitit 2019, në platformën e modifikuar të quajtur “MFA2”, shkruan revista gjermane për vetura, “Auto Bild”.
CLA i ri, në krahasim nga modeli i tanishëm, do të ketë hapësirë më shumë në bagazh dhe për pasagjerë në pjesën e pasme dhe do të jetë më ekonomik.
Po ashtu, thuhet se CLA i ri do të ketë amortizatorët e modifikuar, sistemin e sigurimit të përmirësuar, sistemin për asistencë të shoferit si dhe shumë sisteme tjera.
Gjithashtu raportohet se, mund të shfaqet edhe versioni “Shooting Brake”, përcjell mapo.al.
Ndërkohë, sa i përket motorit, raportohet se në gamën e motorëve mund të jetë edhe motori tre cilindrash.