Gjiganti Mercedes sapo i ka publikuar fotografitë e para dhe të dhënat teknologjike të modelit B-Class të ridizajnuar.
Vizualisht, automjeti dallon nga modeli i vjetër me disa detaje të vogla, siç është parakolpi dhe prapakolpi. Në enterier do të ketë zgjedhje prej 12 ngjyrash për të pasur ambientin e brendshëm sipas dëshirës.
Po ashtu, vlen të përmenden përmirësimet në sistemet e sigurisë, të cilat e skanojnë rrugën dhe automjetet që janë në lëvizje dhe në rast se ndonjë automjet përpara ndalet përnjëherë, sistemi do t’i shfrytëzojë frenat për ta ndalur veturën.
Sa i përket motorizimit, do të jenë në dispozicion disa motorë me benzinë, katër motorë me naftë dhe një model elektrik.
Çmimi fillestar i automjetit të ri B-Class është 27.102 euro. /Telegrafi/