Site icon Telegrafi

Mercedes-Benz planifikon 11 modele të reja deri më 2020

Në vitin 1985, Mercedes-Benz kishte krijuar pesë linja të veturave dhe kishte ofruar nëntë dizajne të ndryshme, ndërsa sot ka 15 linja dhe ofron 30 dizajne të makinave.

Ky shtim i linjave dhe dizajneve duket se nuk po ngadalësohet, madje Mercedesi ka në plan të zgjerohet edhe më shumë.

Mercedes-Benz ka planifikuar që të zgjerojë linjën e veturave hibride me 11 modele krejtësisht të reja deri në vitin 2020 dhe më pas do t’ia ndryshojë emrin linjës.

Vetura e parë që pritet të vijë është e koduar me emrin X222 dhe pritet ta ketë debutimin në panairin e makinave në Los Angeles. Kjo veturë është më e gjatë se modeli i tanishëm S-Class dhe pritet të kushtojë rreth 200 mijë dollarë.

X222 do të ketë pasardhësin vitin e ardhshëm, një veturë edhe më të madhe që tani ka kodin VV222. Kjo veturë pritet të jetë 12 inç më e madhe se modeli i tanishëm dhe do të ketë gjashtë dyer, transmeton Koha

Pas shitjeve të mëdha të modeleve AMG, kompania ka menduar të krijojë një linjë “lidhëse” mes modeleve të thjeshta të Mercedes-Benzit dhe “vëllezërve” të AMG-së.

Vetura e parë që pritet të vijë nga kjo linjë do të jetë C450 që do ta zëvendësojë modelin C400 dhe ka pjesë ekstra me motor V-6.

Të gjitha modelet e reja të Mercedesit do të kenë prefiksin GL. Gjenerata e ardhshme e kësaj linje do të quhet GLC, ndërsa GLE do t’i zëvendësojë veturat M-Class.

GLS do ta zëvendësojë gjeneratën GL, ndërsa të tri gjeneratat e reja do të debutojnë në vitin 2015.

Exit mobile version