Site icon Telegrafi

Mercedes-AMG GT R Black Series ka filluar procesin e testimit

Kjo makinë, mund t’i ketë deri në 700 kuaj fuqi

Vitin e kaluar Mercedes-AMG është zgjeruar edhe me modelet GT R Pro dhe GT R me fokus në pista, ndërsa është bërë e ditur se ky version do të vjen edhe si Black Series, brenda një kohe të shkurtër, transmeton Telegrafi.

Tobias Moers është shefi i AMG, që njoftoi se ky model lansohet më 2020, derisa tani reporterët që merren me modele të reja, e kanë parë derisa testohej në rrugë.

Gjatë këtij procesi, kjo veturë kishte shtresa të mëdha kamuflazhi, të cilat nuk ia fshihnin hapjet e mëdha në pjesën e përparme, që besohet se duhet të ftohin një motor të fuqishëm.

Deri më tani, Mercedes-AMG GT R Black Series duket se është gati për prodhim, ndërsa nuk dihet se kur mund ta shohim së paku versionin final, që duket se do jetë shumë i mirë. /Telegrafi/

Exit mobile version