Telegrafi

Mercedes-AMG G63, gjatë procesit të testimit (Foto)

Modeli G63 nga kompania gjermane, po del të jetë shumë i pëlqyer dhe i kërkuar në treg.

Duke parë fortësinë që ka, shumë njerëz duan të kenë një AMG të tillë, që është në gjendje të sfidojë terrenet më të vështira, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Mercedes-AMG G63, sfidohet pa “mëshirë” në terren ekstrem të keq (Video)

Megjithëse kjo makinë nuk do të hiqet nga tregu, Mercedes po bën plan për pasardhësin e tij.

Në trupin e njëjtë dhe me po të njëjtën fortësi, po besohet se është duke u punuar në një model të ri, që do ta vazhdojë traditën e lëvizjen nëpër vende të thepisura dhe pjerrtësi të mëdha.

Spiunët e automobilave të ri e kanë fotografuar këtë model, teksa testohej në një rrugë periferike diku në Portugali.

Sipas vështrimeve të para, kuptojmë se kjo veturë është më e gjerë dhe më e lartë, që do t’i jepte mundësi më të mëdha. /Telegrafi/