Telegrafi

Meral Yzeiri-Ferati tregon personat prej të cilëve ka mësuar më shumë

Deputetja e Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) në Kuvendin e Maqedonisë Meral Yzeiri-Ferati, në një intervistë për “TM Daily” në Telegrafi Maqedoni, ka folur për gjendjen e grave në politikë, si dhe gjërat që ajo do t’i ndryshonte.

E pyetur për personat prej të cilëve ka mësuar më shumë në jetë, ajo tha se këtë e ka bërë nga të gjithë me ata që bashkëpunuar, por edhe takimet me aktivistët.

“Për politikën kam mësuar prej fëmijërisë. Poashtu prej të gjithë atyre që kanë vizion, deri tek fëmijët e vegjël. Edhe filozofët më të mëdhenj kanë nxjerr mësime nga bisedat me fëmijët. Edhe ne mësojmë nga çdo bisedë që kemi me aktivistët, me fëmijët, me hallexhinjtë”, tha ajo.

Për më shumë ndiqeni intervistën e plotë me deputeten e PDSH-së: