Site icon Telegrafi

Merale Yzeiri-Ferati flet për të drejtat e grave në Maqedoni

Deputetja e Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) në Kuvendin e Maqedonisë Meral Yzeiri-Ferati, në një intervistë për “TM Daily” në Telegrafi Maqedoni, ka folur për gjendjen e grave në politikë, si dhe gjërat që ajo do t’i ndryshonte.

E pyetur për të drejtat e grave në Maqedoni, ajo tha se ekziston diskriminimi gjinor. Sipas saj, gratë shqiptare diskriminohen dyfish në Maqedoni.

“Republika e Maqedonisë doli nga një sistem i dështuar, më pas kaloi në pluralizëm. Por, fatkeqësisht themelet nuk i ndërtoi vlera demokratike. Dhe ajo që ishte më e keqja, Maqedonia e Veriut trashëgoi nga ai sistem mentalitetin, i cili ishte i prirur të ketë ndasi të ndryshme, si ndasi etnike, fetare dhe kuptohet edhe ndasitë gjinore”.

“Gratë në këtë shtet janë dyfish të diskriminuara, një herë si shqiptare, e më pas si gra. Fakti që gratë janë viktimat më të shpeshta të diskriminimit janë gratë, tregon se beteja për të drejta të barabarta akoma ekziston”, tha deputetja.

Për më shumë ndiqeni videon me Merale Yzeiri-Ferati:

Exit mobile version