Një manikyr i mirë nuk zgjatë përgjithmonë, dhe të gjithë e dimë!
E gjitha fillon me thyerjet e shëmtuara, të cilat prishin pamjen e tyre. Por kur keni një darkë të rëndësishme ose ndonjë mbledhje, thonjtë jo të dekoruar mirë nuk japin mendim të mirë për ju.
Pasta e dhëmbëve
E gjitha që duhet të bëni për këtë mënyrë të heqjes është të merrni pak pastë të dhëmbëve dhe të vendosni në thonj me një brushë të vjetër. Pasta e dhëmbëve përmban acetat etili i cili është prezent edhe tek heqësi i ngjyrës së thonjve, transmeton Telegrafi.
Deodoranti
Një mënyrë tjetër për të hequr ngjyrën e thonjve është të përdorni deodorant. Vetëm spërkatni atë në thonjtë tuaj dhe fërkojeni me pambuk. Kjo mund t’ju marrë më shumë se një përpjekje, pak më shumë kohë se sa heqësit e zakonshëm.
Pastruesit e duarve
Shanset që të mbani pastrues të duarve janë më të mëdha se sa të mbani heqës të ngjyrës së thonjve. Vendosni pak pastrues të duarve në një pambuk dhe fërkojeni atë në thonj. Përsëritni atë deri sa të arrini rezultatet.
Parfumi
Sikurse deodoranti, edhe parfumi mund të bëjë zgjidhje! Spërkatni pak në një letër pambuku dhe fërkoni në thonjtë tuaj. Shumë femra e kanë provuar dhe ka pasur rezultate befasuese.
Spërkatësi i flokëve
Spërkatësit që përmbajnë alkool është mënyra tjetër e që ndihmon në heqjen e ngjyrës së thonjve. Mund të përdorni spërkatës të flokëve për të hequr ngjyrën e thonjve duke spërkatur në thonj. /Telegrafi/