Telegrafi

Mënyra se si gjyshja kishte kërkuar informacione në Google, është bërë hit në internet (Foto)

Po jetojmë në një botë, ku gjetja e informacionit bëhet me anë të vetëm disa klikimeve.

Kush e ka fituar Kampionatin Evropian para 16 vitesh? Cili aktor fitoi çmimin Oscar vitin e kaluar? Si dhe shumë pyetje tjera, mund t’i gjejmë duke kërkuar në internet, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, ajo që duhet pasur parasysh, është që të jemi të saktë dhe konkret për atë që kërkojmë.

E një nip nuk ka mundur të ndalojë së qeshuri, me mënyrën se si gjyshja tij kishte kërkuar në Google.

Ajo kishte shkruar: “Ju lutem, a mund të mi përktheni këta numra romak? Faleminderit”.

Pasi e ka fotografuar dhe e ka postuar në internet, ai ka marrë pëlqime të shumta me mënyrën se si bën kërkesa gjyshja e tij.

“Mund të themi se është shumë e sjellshme, dhe të gjithë ne mosmirënjohësit e teknologjisë, mund të mësojmë nga kjo grua”, është një nga komentet e shumta, rreth këtij rasti. /Telegrafi/