Site icon Telegrafi

Mënyra se si Facebooku fiton para

Facebook gjatë vitit 2017 gjeneroi më shumë se 40 miliardë dollarë të ardhura, ku rreth 90 për qind prej tyre erdhën nga reklamat. Kompania njoftoi se në tremujorit e dytë të 2018-së ka fituar 13.2 miliardë dollarë.

Krahas Alphabet, kompania që ka në menaxhim motorin e kërkimit Google, Facebook është sa gjysma e saj në tregun e reklamave dixhitale. Por ndryshe nga rivali i saj, që lejon reklamuesit të lidhen me konsumatorët përmes kërkimit të fjalëve, Facebook gjeneron të ardhura kryesisht nga reklamat e synuara dhe duke i përdorur të dhënat e përdoruesve.

Në një seri skandalesh që datojnë nga muaji mars i 2018-së, Facebook ka rrezikuar të dhënat, privatësinë dhe sigurinë e përdoruesve duke u dhënë kompanive ndërkombëtare qasje në të dhënat e tyre, shkruan Investopedia, përcjell Telegrafi.

Kohëve të fundit, New York Times raportoi se Facebook u dha disa kompanive mundësinë për t’u qasur në kontaktet e përdoruesve, mesazhet private dhe listat e miqve. Kompanitë e përfshira janë Netflix dhe Spotify, të cilat kishin qasje në mesazhet private të përdoruesve. Altaba, kishte qasje në përmbajtjen e publikuar nga miqtë e një përdoruesi, Amazon kishte qasje në emrat dhe kontaktet e miqve të përdoruesve dhe Microsoft përkatësisht motori i kërkimi Bing kishte qasje në emrat e pothuajse të çdo liste të miqve të përdoruesve të Facebookut.

Lexo po ashtu Facebook dënohet me gjobë prej pesë miliardë dollarësh

Reklamuesit mund t’i përdorin të dhënat personale të përdoruesit nga produktet e Facebookut. Kompania me bazë në Kaliforni, Menlo Park, pretendon se këto të dhëna i bën anonime dhe i përdor si të dhëna demografike. Advertisers këto të dhëna mund t’i përdor për të shitur reklama me porosi për përdoruesit e Facebookut, duke i synuar grupet apo rajonet specifike në bazë të kategorive të tjera, si orientimi seksual, feja ose përkatësia politike.

Për shembull, produkti Facebook Dynamic Ads i mundëson reklamuesit të vendos të gjithë katalogun e produkteve dhe të synojnë konsumatorët në nivele specifike të të ardhurave.

Këto produkte kanë forcuar pozitën e Facebookut në reklamat dixhitale. Ndërkohë që kompanitë, si Snap Inc. pritet të marrin pjesë të konsiderueshme të tregut dixhital, ku të ardhurat e Facebookut tregojnë se do të mbetet një lojtar dominues për vitet e ardhshme.

Një tjetër fushë në rritje e Facebookut është shërbimi i mesazheve, i cili kohëve të fundit ka filluar të shfaqë reklama.

Sipas shefit të Facebookut, Mark Zuckerberg, shërbimi i mesazheve, në tremujorin e katërt të 2017-së janë shkëmbyer më shumë se dy miliardë mesazhe, përcjell Telegrafi.

Është e vështirë të thuhet se sa para bën Facebook nga të dhënat e përdoruesit, sepse reklamat e synuara, sipas përkufizimit tregojnë se përdoruesit bëjnë reklama relevante duke përdorur të dhënat e tyre. Por në muajin mars të vitit 2018, skandali Cambridge Analytica zbuloi se Facebook po bënte para nga të dhënat e përdoruesve shumë më drejtpërdrejt sesa imagjinohej.

Më 17 mars 2018, Guardian dhe New York Times, përcjell Telegrafi, raportuan se të dhënat e përafërsisht 87 milionë përdoruesve të Facebookut ishin ekspozuar ndaj hakerëve. Shkelja e privatësisë pritet të ketë pasoja mbi të ardhurat e kompanisë.

Lexo po ashtu Facebook gjobitet me 565 mijë euro për skandalin e Cambridge Analytica

Në dëshminë e 11 prillit 2018 në Senatin amerikan, Zuckerberg tha se kompania po ndërtonte teknologji të re dhe se është duke e rritur investimin në siguri.

Të ardhurat nga dy tregjet më të mëdha të Facebookut, Amerika Veriore dhe Evropa, pritet të preken si rezultat i skandalit Cambridge Analytica. Në vitin 2017, Facebook fitoi mesatarisht 84.41 dollarë nga çdo përdorues i Amerikës së Veriut, 27.26 dollarë nga çdo evropian dhe 7.61 dollarë nga cdo përdorues në Azi.

Por skandali pritet të ketë një ndikim negativ në të ardhurat e Facebookut në këto dy tregje në dy mënyra. Së pari, shqetësimet e reklamuesit mund t’i bëjnë ata të tërheqin reklamat nga Facebooku dhe të rezultojnë në një rënie të përgjithshme të të ardhurave për përdoruesit. Së dyti, të ardhurat e rrjetit të medieve sociale mund të marrin një goditje në Evropë për shkak të rregullores së përdorimit të të dhënave (GDPR), e cila kërkon që Facebook të marrë pëlqimin e përdoruesit për të dhënat e tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version