Site icon Telegrafi

Mënyra interesante e Bleona Qeretit për t’i tejkaluar turbulencat në aeroplan (Video)

Këngëtarja e njohur Bleona Qereti udhëton mjaft shpesh.

Në të shumtën e rasteve ajo udhëton me avion privat, gjersa njëlloj ka vepruar edhe në vizitën e saj të fundit për në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Qereti është shumë e ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me fansat momente të ndryshme nga jeta e saj.

Së fundmi, ajo ka publikuar një video në llogarinë personale në Instagram, ku ka treguar për metodën e veçantë që praktikon në aeroplan, kur ka turbulenca.

Gjatë kthimit nga Dubai, Bleona në aeroplan ka vendosur që për të shmangur ka nisur realizimin e disa pozave para aparatit, duke e parë këtë gjë si një lloj “terapie”.

“Faleminderit edhe kapiteni që më lejoi të bëjë festë në aeroplanin e tij” (sic.), ka shkruar ndër të tjerash Bleona në mbishkrimin e videos.

E njëjta ka arritur të marrë shumë pëlqime dhe komente nga ndjekësit e saj të shumtë. /Telegrafi/

Exit mobile version