Manchester United ka hasur në disa vështirësi në këtë sezon.
Dy trajnerë në këtë sezon nuk arritën që t’ia mundësonin kualifikimin në Ligën e Kampionëve.
Manchester United u eliminua prej Barcelonës nga Liga e Kampionëve në këtë sezon, gjersa në Ligën Premier nuk ka arritur që të futet në top katërshe, ku aktualisht gjendet në vendin e gjashtë.
A mund të kualifikohet Manchester United në Ligën e Kampionëve duke përfunduar në vendin e pestë?
Manchester City mund t’i lirojë vendin rivalëve lokal, pasi janë duke u hetuar nga UEFA për të ardhura të dyshimta dhe shkelje të rregullit financiar, shkruan The Sun.
Nëse gjenden prova për të dyja shkeljet, atëherë ‘Citizens’ do të suspendohen nga Liga e Kampionëve.
Manchester United duhet të përfundojë në vendin e pestë në këtë sezon, gjersa në finale të Ligës së Evropës mund të përballen Chelsea dhe Arsenal, që aktualisht po përballen me Eintracht Frankfurtin, respektivisht Valencina.
Chelsea tashmë e ka siguruar pjesëmarrjen në garën më të madhe për klube, gjersa Arsenal do të shpresojë të futet në kompeticion duke e fituar trofeun e Ligës së Evropës. /Telegrafi/