Mos u pikëlloni nëse vuani nga pagjumësia – kjo është zgjidhja të cilën e ofron shkenca!
Nëse shpesh keni problem të flini dhe pagjumësia ju lodh çdo ditë, hidhni poshtë pilulat për gjumë, sepse shkenca ka arritur të bëjë zgjidhje të pabesueshme për ju, transmeton Telegrafi.
Një hulumtim amerikan ka treguar që vetëm një gjë në mënyrë të shëndetshme ka ndihmuar kundër pagjumësisë, – ushtrimi.
Hulumtimi ka treguar që nëse ushtroni para se të shkoni të flini, gjumi do të jetë më cilësor.
Gjithashtu, shumica të cilët e kanë provuar këtë “ilaç” kanë theksuar që të nesërmen kanë pasur më shumë energji dhe janë ndier më të lumtur.
Mjekët tërheqin vërejtjen që marrja e pilulave për gjumë shkatërron organizmin, ndërsa ushtrimi është më i shëndetshëm dhe më i dobishëm për ta përgatitur trupin për pushim. /Telegrafi/