Telegrafi

Mënyra më e lehtë për ta pastruar lavamanin me dy përbërës

(Foto: Fantastic Services)

Kur bëhet fjalë për pastrimin e shtëpisë, lavamani i kuzhinës duhet të pastrohet çdo ditë, ndërsa shpesh nuk është e lehtë t’i hiqni njollat ​​e forta nga mbetjet e ushqimit.

Megjithatë, pastrimi i lavamanit nuk duhet të jetë problem, veçanërisht nëse dini se cilat produkte duhet të përdorni.

Një femër e ka ndarë trukun për mënyrën më të lehtë për të pastruar një lavaman dhe asaj i duhen vetëm dy produkte – sodë buke dhe detergjent për larjen e enëve.

Lexo po ashtu Dy përbërësit e thjeshtë që mbajnë lavamanin tuaj me erë të freskët

Në videon e postuar në internet, ajo tregon se si e pastron lavamanin duke përdorur këta dy përbërës. Gjithçka që bën është, së pari të mbulojë lavamanin me sodë buke dhe më pas ta spërkatë me detergjent për larjen e enëve.

Më pas e pastron mirë përzierjen me një furçe të zakonshme kuzhine dhe më pas e shpërlan të gjithën me ujë të ngrohtë. Dhe kjo është e gjitha – lavamani është i pastër dhe me shkëlqim, si i ri. /Telegrafi/


@neat.caroline

How to clean everything in your kitchen #fyp #kitchencleaning #howtoclean #cleantok #cleaningtips #cleaningtiktok #learnontiktok #nontoxicliving #sustainableliving #greencleaningtips #hometips #zerowasteliving #bakingsoda #ecofriendlyproducts

♬ original sound – Neat Caroline