Me siguri edhe ju shmangni letrën e paketimit të dhuratave dhe në vend të kësaj, thjesht hidhni të gjitha dhuratat e ditëlindjeve apo Krishtlindjeve në qese dhuratash – në fund të fundit, kush ka kohë për t’i mbështjellë të gjitha individualisht?
Megjithatë, problemi me këtë metodë është se ajo heq elementin surprizë – personi mund të shohë se çfarë ka brenda qeses menjëherë pasi të jetë dorëzuar.
Dhe, rezulton, ka një arsye pse – ne të gjithë kemi përdorur qeset e dhuratave gabimisht.
Ylli në rritje i TikTok, Ksenia Senn, e ka kuptuar – dhe gjithashtu ka ndarë këtë truk të thjeshtë me ne. “Më lejoni t’ju tregoj se si ta bëni atë saktë!”.
Sekreti, sipas saj, nuk është përdorimi i shiritit ose vendosja e copëzave të letrës. Në vend të kësaj, biondja zbuloi se gjithçka ka të bëjë me fijet.
@kseniasenn Did you know this?! 🤯 #lifehack #tipsandtricks #giftbaghack #usefultip
Sipas saj, ju duhet të tërhiqni çdo fije përmes vrimës së kundërt – dhe të bëni të njëjtën gjë për anën tjetër. Sapo të ngrini qesen, pesha e dhuratës do të tërheqë fijet – duke e mbyllur automatikisht qesen.
“Tani personi të cilit po i bëni dhuratën do të habitet kur ta hapë atë!”. /Telegrafi/