Një nënë ka treguar se vajza e saj nuk ka orar për gjumë dhe mund të qëndrojë zgjuar deri në 5 të mëngjesit nëse ajo dëshiron.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, përdoruesja e TikTok @treeeflower ngarkoi një video të cilën e titulloi “mënyrat jokonvensionale (dhe të diskutueshme) se si po e rris vajzën time 10-vjeçare”.
Ajo vazhdoi: “Nuk ka orar për të fjetur, apo orar për t’u zgjuar (nganjëherë kjo do të thotë se ajo mund të flejë në 5 të mëngjesit dhe të zgjohet në orën 16:00”.
“Nuk ka qenë kurrë në shkollë. Zgjedh atë që dëshiron të mësojë dhe kur dëshiron ta mësojë atë”.
@treeeflower♬ Life Goes On – Oliver Tree
Nëna shtoi se ajo gjithashtu nuk vendos asnjë kufi në kohën e ekranit për vajzën e saj dhe ajo është e lirë të bëjë zgjedhjet e saj.
Ajo shtoi se vajza e saj ende fle në të njëjtën dhomë gjumi me të.
@treeeflower♬ original sound – khira ♡
Së fundi, gruaja tha se po e rrit 10-vjeçaren “në mënyrë që ajo të flasë për atë që e mendon”.
Në videot e shumta të shpërndara në TikTok ajo tregon se nuk preferon ta dërgojë vajzën e saj në shkollë pasi preferon që ta mësojë vetë atë, dhe nuk dëshiron që ajo të mbyllet brenda katër mureve.
Sipas saj një prej avantazheve të shumta që fiton 10-vjeçarja nga shkollimi në shtëpi është edukimi më i mirë, njohuria para notave, lidhje mes saj dhe vajzës dhe shëndeti më i mirë mendor. /Telegrafi/
@treeeflower Reply to @whattagaa ♬ puttin on the ritz – miss jade
@treeeflower♬ Fake – The Tech Thieves