Telegrafi

Mënyra e çuditshme për të përdorur laptopin, në ulësen e ngushtë të trenit (Foto)

Udhëtari i paemëruar, që donte t’i kryente obligimet në laptop i pa shqetësuar dhe komod, e ka marrë me vete edhe një tavolinë të vogël.

Në këtë mënyrë nuk e ka mbajtur kompjuterin në prehër, për shkak se rekomandohet shkaku i shumë arsyeve, si dhe të ketë hapësirën e nevojshme, transmeton Telegrafi.

Me tavolinë në tren

Pasagjerët që udhëtonin me të, nuk kanë mundur pa i bërë fotografi, të cilat më pas janë shpërndarë në rrjetet sociale.

“Ide e shkëlqyer, nesër tavolinën me vete”, si dhe “sigurisht ka pasur obligim të rëndësishëm”, janë dy nga shumë komentet që janë lënë lidhur me rastin.

Nuk dihet si ka vepruar më pas me këtë orendi shtëpiake, që nuk është e përshtatshme të bartet nëpër rrugë. /Telegrafi/