Ekipit të filmit “Shok” që po qëndron në Londër i është bërë një pritje e veçantë nga komuniteti shqiptar atje dhe jo vetëm.
Regjisori i filmit, Jamie Donougjue dhe producenti dhe aktori, Eshref Durmishi janë vizituar nga prindërit e Rita Orës dhe nga ambasadori i Kosovës në Londër, Lirim Greiçevci, transmeton Telegrafi.
Veç kësaj pritje e veçantë dhe befasi i është përgatitur edhe nga “My Palace” ku po qëndrojnë, të cilët u kanë përgatitur një meny speciale.
Telegrafi ka siguruar një fotografi ekskluzive nga kjo befasi e këndshme që i është bërë ekipit të filmit të parë nga Kosova që u nominua për “Oscar”./Telegrafi/