Telegrafi

Mentor Haziri vjen me këngën e re “Mara”

Artisti i njohur shqiptar, Mentor Haziri, ka publikuar së fundmi këngën e tij më të re.

“Mara” titullohet projekti i ri muzikor i këngëtarit nga Ferizaj, i cili shquhet për vokalin e tij të veçantë.

Tekstin dhe muzikën e ka realizuar Eriona Rushiti, ndërsa për producimin është përkujdesur Dave Mccune.

Mentor Haziri (Foto: YouTube)

Kënga është e zhanrit baladë dhe i dedikohet një vajze me emrin “MARA”, siç edhe zbulohet në titull.

Klipi i këngës është gjithashtu mjaft unik, i cili iu besua produksionit “Fole Publishing”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Projekti është lansuar në kanalin zyrtar të këngëtarit në YouTube e po ashtu edhe në platforma të tjera muzikore.

Haziri përndryshe ka qenë shumë aktiv muajve të fundit me prurje muzikore, të cilat janë pritur shumë mirë nga publiku. /Telegrafi/