Telegrafi

Mentor Haziri: Unë gjithmonë e njoh si artiste Dua Lipën

Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.

Këngëtarja shqiptare edhe kur ka qenë në moshën e fëmijërisë ka qenë një artiste e vërtetë.

Kështu së paku thotë këngëtari i njohur Mentor Haziri, i cili duket se ka miqësi të kamotshme me bukuroshen që po bën karrierë në Mbretërinë e Bashkuar.

Dua Lipa në Phoenix, Arizona (Foto Instagram)

“Unë gjithmonë e njoh si artiste”, ka shkruar në llogarinë personale në Instagram, Haziri, teksa ka publikuar një imazh në krah të Duas.

Ndërkohë, Lipa është duke punuar në këngë të reja që do të publikon gjatë muajve në vazhdim së bashku me albumin e ri.

Lexo po ashtu Dua Lipa vjen me set fotografik të bukur në tren

Ajo së fundi ka marr pjesë në kampanjën reklamuese të Patrizia Pepes, ku Dua shihet teksa ka realizuar një foto sesion mjaft të bukur.

Mbrëmë, 22-vjeçarja ka perfmormuar para një numri të madh të adhuruesve në Phoenix, Arizona të SHBA-ve, të cilët i ka falënderuar për mbështetjen.

Theksojmë se së shpejti këngëtarja jonë do të nis një turne në disa shtete aziatike pas interesimit të madh të fansave. /Telegarfi/