Telegrafi

Mentor Haziri publikon projektin e ri me videoklip “Sonte”

Foto: SC/YouTube

Mentor Haziri ka publikuar projektin e ri muzikor.

Kënga mban titullin “Sonte” dhe është vizuelizuar edhe me klip, që u punua nga Time Pictures.

Për muzikën u kujdes Gent Myftaraj, ndërsa teksti u shkrua nga vet këngëtari.

Projekti tashmë gjendjet në kanalin YouTube dhe padyshim do të mirëpritet nga fansat e këngëtarit.

Kujtojmë që ky projekt vjen pas një pauze pothuajse njëvjeçare të këngëtarit, kënga e tij e fundit ishte “Nji grusht trandafila” dhe u publikua në tetor të vitit 2020. /Telegrafi/