Këngëtari i njohur shqiptar, Mentor Haziri, ka publikuar së fundmi këngën e tij më të re.
“Kom me t’lanë” titullohet projekti i ri muzikor i këngëtarit nga Ferizaj, i cili është shumë i pëlqyer për zërin e tij.
Muzika është punuar nga Armend Regjepagiqi, gjersa tekstin e ka shkruar Aida Baraku.
Kënga është ritmike-verore dhe i dedikohet dashurisë, ndërkohë orkestrimi është realizuar në Shqipëri nga Irkenc Hyka.
Klipi i këngës është gjithashtu mjaft veror dhe me skena atraktive.
Ana vizuale e projektit i është besuar produksionit Timepictures.
Mentor Haziri përndryshe ka qenë shumë aktiv muajve të fundit me projekte muzikor, të cilat janë pritur mirë nga publiku. /Telegrafi/