Telegrafi

Mentor Haziri paralajmëron projektin e ri

Ai është një prej këngëtarëve më të mirë të muzikës ‘rock’ në trevat shqiptare.

Këngëtari i njohur nga Ferizaji, Mentor Haziri, ka po vjen edhe me një këngë të re para fansave të vetë.

Ai këtë e ka bërë të ditur përmes llogarisë personale në Instagram teksa ka zbuluar edhe emrin e këngës.

“Hana”, titullohet projekti i ri i këngëtarit, i cili besohet se do të shoqërohet edhe me një video fantastike.

Ndërkohë, këngëtari ka dhënë një intervistë ekskluzive për Telegrafin teksa ka folur për tregun muzikor shqiptar.

“Tregu muzikor në Shqipëri dhe Kosovë është një treg fallco, me klikime të blera dhe me njerëz që nuk këndojnë ‘live’, shpresoj të ndryshoj për të mirë, kjo gjëja e koncerteve nëpër salla koncertale është një grimcë shprese se diçka e mirë po lëviz sa i përket muzikës”, pohoi ai.

Lexo po ashtu Intervista e Mentor Hazirit

Ndryshe, ai ka pohuar se “nuk ia vlejnë pasi që nuk ka industri të muzikës te ne është fallco e bën albumin, po s’e blen askush pasi që të del ‘online’ dhe të gjithë e shkarkojnë falas, s’ka kontroll”. /Telegrafi/