Këngëtari Mentor Haziri ka shprehur lëvdatat e tij më të mëdha për këngëtaren shqiptare, Tuna.
Personazh i radhës në intervistën 60 sekondëshe të Prive ishte pikërisht Mentor Haziri.
Mes tjerash ai u pyet edhe për albumin e ri të Tunës, “Fortuna”.
Sipas tij, ky është një album që i ka munguar shumë tregut muzikor shqiptar.
“Fantazi, mendoj se është një album i cili definitivisht i është dashur skenës muzikore shqiptare”, potencoi Mentori.
Mentori ka konfirmuar se do të bashkëpunojë me një nga krijuesit e albumit të Tunës, Armend Rexhepagiqin.