Mentor Haziri është ndër këngëtarët shqiptar që në mënyrë të vazhdueshme mahnit me performancat e tij.
Ai njihet edhe projektet muzikore, të cilat vijnë mjaft mirë të përpunuara, e që pëlqehen nga masa e madhe.
Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, ai ka bërë të ditur se ka sjellë në treg këngën më të re.
“Një grusht trëndafila” mban titullin prodhimtaria e radhës, me protagoniste modelen e njohur, Diellza Kolgeci.
Për instrumentalin dhe tekstin e kësaj të fundit është përkujdesur Eriona Rushiti, kurse për klip Figurina Films.
Vlen të përmendet se “Një grusht trëndafila” është lansuar në të gjitha platformat digjitale. /Telegrafi/