Telegrafi

Mentor Haziri me këngë kushtuar artistëve të ndjerë

Mentor Haziri (Foto: Instagram/mentorhaziri)

Mentor Haziri është njëri nga këngëtarët që përmes interpretimit profesional ka arritur të rrëmbejë zemrat e mijëra fansave.

Këtë e ka bërë edhe kohët e fundit përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ku ka bërë të ditur se ka publikuar këngën e tij të re.

“Për Ju” titullohet projekti muzikor nga Mentori, i cili përmes tekstit dhe pamjeve tregon se iu është kushtuar artistëve të ndjerë shqiptarë.

Për instrumentalin e saj është përkujdesur Dave Mccune, ndërsa tekstin dhe vijën melodike e ka realizuar Eriona Rushiti.

Në një format bardh e zi, Besim Ugzmajli ka punuar për anën vizuale, teksa në të shiheshin artistë të mëdhenj të estradës shqiptare.

Nexhmije Pagarusha, Dr. Flori, Vaçe Zela dhe Ergi Dini ishin disa nga artistët e ndjerë që Haziri kishte vendosur t’i paraqesë në klip. /Telegrafi/