Telegrafi

Mentor Gashi: Ka zgjidhje për problemin e qenve endacakë (Video)

Në Kosovë qentë endacakë kanë marrë jetën e tre fëmijëve gjatë viteve të fundit.

Rasti i parë ka ndodhë në vitin 2003 në komunën e Skenderajt.

Rasti i dytë ka ndodhur në Karaçevë të Kamenicës, në vitin 2009 ndërsa rasti i tretë ka ndodhur në vitin 2014 në Fushë Kosovë.

Po ashtu deri tash ka pasur disa sulme nga qentë endacakë.

Rastet e fundit kanë ndodhur në Suharekë dhe në lagjen “Bregu i Diellit në Prishtinë”.

Lexo po ashtu Komuna e Prishtinës kërkon ndihmë nga qeveria, ndërsa akuzohet për keqmenaxhim të buxhetit për qentë endacakë (Video)

Mentor Gashi nga strehimorja e qenve në Prishtinë ka thënë në emisionin “Përballje” se ky është problem shoqëror dhe së të gjithë duhet të kontribuojnë për zgjidhjen e këtij problemi e sidomos ata që janë në pushtet.

“Duhet me u ba një zgjidhje komuna me Qeveri, ose secila komunë në vete për me zgjidh problemin e qenve endacakë”.

Lexo po ashtu Nol Kabashi: Duhen së paku 5 milionë euro që të rregullohet problemi qenëve endacakë (Video)

Sipas tij, duhet vetëm të punohet që mos të pësojnë më njerëzit.

“Në këtë strehimore mund të strehohen qentë e Prishtinës, Bregut të Diellit, Vranjevcit, Emshirit pa asnjë problem me shumë pak fonde”, ka thënë Gashi.

Sipas tij, do të duhet që të punohet shumë më shumë që të mos ndodhë ndonjë fatkeqësi me fatalitet. /Telegrafi/